5 mijë euro për lojtarë, Shqipëria jonë

Lojtarët e kombëtares shqiptare pritet të mbushin xhepat e tyre pas dy fitoreve të mëdha ndaj Norvegjisë në Oslo dhe ndaj Lituanisë në Tiranë.
Burime pranë përfaqësueses shqiptare bëjnë të ditur se për secilin lojtarë kombëtarja do të ofroj bonus nga 5 mijë euro.
Por jo vetëm kaq, Federata Shqiptare pritet të dyfishoj bonuset për secilën fitore të radhës, ndërsa kualifikimi në Botëror do të sjellë bonuse rekorde për lojtarët shqiptarë./Indeksonline/