E Shtunë, 31 Tetor 2026

50-Vjetori i lindjes se Azem Hajdarit

Me rastin e 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit, pasditen e së hënës në Qytetin Studenti, në Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në nder të tij.

I pranishëm në këtë eveniment, kryeministri Sali Berisha ka kujtuar figurën e Hajdarit, duke e vlerësuar atë si tribunin e lirisë dhe demokracisë shqiptare.

“Jemi sot këtu për të festuar 50-vjetorin e një prej figurave më të njohura. Emri i Azem Hajdarit sot është i shkruar me gërma të arta”, ka deklaruar Berisha, i cili ka kujtuar veprimtarinë e njeriut që dikur ishte nga njerëzit më të ngushtë të tij.

“Azem Hajdari me një grup të rinjsh nisën demonstratat për një Shqipëri të lirë. Lëvizja studentore ishte përballja më e egër që regjimi kishte njohur. Azem Hajdari drejtonte studentët si një tribun lirie”, ka thënë Berisha, duke shtuar se Hajdari ka dhënë kontribute të pamohueshme edhe për çështje të tjera.

“Azem Hajdari u martirizua në përpjekje që të mos eleminohej Partia Demokratike. Gjithashtu, Azem Hajdari bëri gjithçka për të mbështetur lëvizjen çlirimtare në Kosovë”, ka shtuar kryeministri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›