E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 cent mund të dënohet deri me pesë vite burg

thKëngëtarit të muzikës rep, 50 Cent i është lexuar sot aktakuza kundër tij me dyshimin se e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën dhe i ka dëmtuar apartamentit të saj.Procesi kundër këngëtarit, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, është caktuar për të hënën.

Nëse shpallet fajtor, këngëtari i hitit, In Da Club, mund të dënohet deri me pesë vjet burg dhe gjobë prej 46 mijë dollarëve.

Ish e dashura e tij i ka thënë policisë së gjatë një fjalosje që ka ndodhur më 23 qershor, këngëtari ka filluar që tia shkatërrojë pronën e saj në Liqenin Toluca, para se ajo të mbyllej në dhomën e gjumit.

Ajo më pas ka thënë se këngëtari e ka shkelmuar derën e dhomës dhe e ka goditur atë duke i shkaktuar lëndime.

Policia vlerëson se dëmi i shkaktuar pronës së ish të dashurës së 50 Cent shkon deri në 7100 dollarë.

Ajo i ka thënë policisë së ka qenë në lidhje tre vjeçare me këngëtarin në fjalë, me të cilin e ka edhe një fëmijë,thekson “Globionline”.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›