E Hënë, 2 Nëntor 2026

50% më pak aksidente në Kukës, asnjë me pasojë humbje jete gjatë sezonit veror

Gjatë gjithë sezonit veror, në akset kryesore rrugore të Kukësit janë marrë masa shtesë sigurie përmes monitorimit me radar dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, tregon shefi i Qarkullimit, Angjelin Zefi.

“Janë hartuar plane masash me shërbime shtesë, duke bashkëpunuar me të gjitha shërbimet e tjera, patrullën e përgjithshme, forcën e posaçme ‘Shqiponjat’, si dhe me firmat kontraktore për pajisjen e akseve rrugore me sinjalistikën përkatëse për sezonin veror,” thotë z. Zefi.

Zefi bën me dije se falë këtyre masave, përgjatë muajve të verës nuk janë regjistruar aksidente fatale me humbje jete, përveç atyre që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi një rënie me 50 për qind të numrit të aksidenteve,” shprehet shefi i Qarkullimit.

Për drejtuesit e mjeteve që konstatohet se shkelin rregullat për herë të parë, në shumicën e rasteve nuk vendosen gjoba, por zbatohen masa këshilluese.

Vëmendja kryesore është përqendruar tek akset më të ngarkuara, të cilat paraqesin rrezik më të lartë për aksidente.

Me përfundimin e sezonit veror, fluksi i lëvizjeve në rrugë bie ndjeshëm si pasojë e largimit të emigrantëve.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›