50 milionë dollarë për Beyonce-n

Fansat e këngëtares, Beyonce do të kenë rastin të performojnë me idolin e tyre në organizimin,” Super Bowl XLVI”, që do mbahet më tre shkurt. Thuhe se, gjatë asaj mbrëmje muzikore, këngëtarja do t’i ftojë fansat të këndojnë me të në skenë.
Ky organizim është bërë nga kompania e pijeve, “Pepsi”, fytyrë e të ciles është këngëtarja. Fansat do të dërgojnë video të tyre duke kënduar e vallëzuar me këngët e saja, ku disa prej tyre, do të kenë rastin të performojnë me idolin e tyre në skenë.
Por, nuk do të jenë vetëm fansat ata të cilët do të përfitojnë. Në fund të ndejës, do të shpërblehet edhe vetë këngëtarja me një veturë të tipit, Chevrolet Corvette.
Ky organizim, do t’i kushtojë kompanisë, “Pepsi” plotë 50 millionë dollarë duke përfshirë edhe pagesën për Beyonce-n bashkë me dhuratat për të dhe fansat e saj./Indeksonline/