E Shtunë, 31 Tetor 2026

5000 tifoze ne mbeshtetje te kombetares

Mbi 5000 tifozë shqiptarë do të mbështesin kombëtaren tonë në sfidën e rëndësishme ndaj Sllovenisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2014”.

Kjo është ndeshja e dytë në transfertë që ka kaq shumë tifozë pas asaj të Norvegjisë. Formacioni që do të zbresë në fushë në orën 20:30 është ky: Berisha; Lila, Cana, Teli, Agolli; Bulku, Roshi, Kaçe, Basha, Rama; Cani. Një formacion i cili është përdorur edhe në miqësoren e fundit pjesërisht, por për De Biazin është i njëjti që na ka dhënë mundësinë deri më tani të ëndërrojmë për Botërorin e Brazilit, një ëndërr të cilën nuk e çonim nëpër mend përpara fillimit të eliminatorve, por tashmë të gjithë besojnë se mund t'ia dalim. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›