E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

51-vjeçari humbi jetën në punë, arrestohet shoferi i kamionçinës në Gramsh: Kreu manovra të gabuara

Një 51 vjeçar humbi jetën ditëm e djeshme në Gramsh pasi u aksidentua gjatë orarit të punës. Aksidenti i rëndë ndodhi teksa 51-vjeçari ishte duke punuar për një kompani e cila po ndërton HEC-in në fshtin Lenie.

Policia njofton sot se ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga drejtuesin e kamionçinës së firmës, i cili kreu manovra të gabuara me automjetin që dëmtoi 51-vjeçarin.

Lexo edhe: 50-vjeçari në Gramsh aksidentohet në punë/ Humb jetën në vendngjarje

Kamionçina është sekuestruar.

“Nga hetimet e thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, menjëherë pas ngjarjes që ndodhi dje, në fshatin Lënie, ku humbi jetën shtetasi F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Arrestimi i 53-vjeçarit u bë pasi rezultoi se gjatë procesit të punës për ndërtimin e një hidrocentrali, ka kryer manovra të gabuara me kamionçinën që drejtonte (automjet në pronësi të firmës së ndërtimit), dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. V., 51 vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti kamionçinë që dëmtoi shtetasin F. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›