E Enjte, 5 Nëntor 2026

55 vite më parë gratë u bënë pjesë e Forcave të Armatosura

TIRANË, 4 tetor/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes vlerësoi sot kontributin e grave në Forcat e Armatosura, duke rikthyer në kujtesë historinë e përkushtimit dhe sakrificës së tyre.

Forcat e Armatosura u pasuruan me praninë e grave të para, 55 vite më parë, ndaj në vitin e 80-vjetorit të Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes sjell në vëmendje këtë moment të rëndësishëm.

Me këtë rast në 5 tetor në Muzeun e FA-së në Bërzhitë do të shfaqet një dokumentar i prodhuar nga Qendra Kulturore, me pjesëmarrjen e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë dhe me kujtime nga individë që kanë dhënë kontribute të çmuara në Forcat e Armatosura.

“Ky dokumentar do të pasurojë ceremoninë e këtij përvjetori të rëndësishëm për gratë shqiptare me uniformë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›