E Diel, 1 Nëntor 2026

55-vjeçari u vra nga djali i tij dhe jo nga grabitësit me maskë

Hetimi i policisë kthen përmbys gjithçka për ngjarjen e mëngjesit të sotëm të ndodhur Lezhë!

Sipas njoftimit të bërë pak më parë nga policia e shtetit, çështja merr kthesë dhe hetimet “tregojnë” se autori është i biri i viktimës Pren Doda dhe jo grabitësit siç oshte besuar fillimisht.

Policia, arriti në këtë konkluzion pas këqyrjes së trupit të viktimës dhe hetimeve në vendngjarje. Sipas njoftimit bëhet e ditur se ndërsa atë e birë konstatuan se bagëtitë mundonin nga stani, besuan në një grabitje dhe për këtë rrëmbyen armët, pas disa sekondash djali ka qëlluar në errësirë. Policia beson se plumbat e armës së birit kanë vrarë të atin e tij 55-vjeçarin Pren Doda./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›