6 deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje

LDK nuk arriti të sigurojë unitet të plotë rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për kryetar të shtetit.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i subjektit, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se gjashtë deputetë kanë votuar kundër propozimit.
Abdixhiku theksoi se kryesia e partisë e kishte miratuar unanimisht kandidaturën e Sejdiut, duke e cilësuar atë si një figurë të spikatur rugoviste që ka shërbyer me dinjitet.
Megjithatë, thirrja drejtuar deputetëve për ta mbështetur nuk u respektua nga të gjithë.
“Bekim Sejdiu njihej si rugovist i jashtëzakonshëm. Si njeri që ka punuar me dinjitet. Në mënyrë unanime e gjithë kryesia votuan për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut. Menjëherë pas kësaj mbledhjeje ne i bëmë ftesë deputetëve të LDK-së që ta mbështesin atë.
Me keqardhje të madhe, 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur kundër vendimit. Në këtë fazë mendoj se i bëjnë dëm të gjithë procesit dhe në këtë mënyrë e dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Çdo palë zgjedhje që shkaktohen për shkak të kësaj do të jenë me pasoja. Në këtë fazë deklarimi është për figurën. Kam përshtypje se çdo emër që do të sillnim do të kishim një reagim të tillë”, ka theksuar ai.
Ai shtoi se deklarimi i tyre ishte i lidhur me figurën e kandidatit dhe se, sipas tij, çdo emër tjetër që do të propozohej do të hashte të njëjtin reagim.
Deputetët që votuan kundër janë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri.
/rtsh.al/