E Diel, 1 Nëntor 2026

“6 milionë dollarë për të hequr ‘non gratën’”, Rama ironizon Berishën: Buf që do të bëhet pëllumb me ndihmën e magjistarëve amerikanë!

Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim në Petrelë, në kuadër të fushatës elektorale.

Ai  u ndal edhe tek hetimi i nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.

Sipas Ramës, këta ‘patriotët’ që kanë paguar 6 milionë dollarë për të ndihmuar Berishën, ngjajnë me baxhanakët dhe vjehrrët e atyre gjyqtarëve që, kur donin të kalonin vetingun, thoshin se paratë ia kishin dhënë familjarët.

Rama:  Dje shqiptarët kanë parë një kontratë të pabesueshme të kënetës, me një grup magjistarësh amerikanë. 6 milionë dollarë, janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Është thënë që kjo është një kontratë që financohet nga një grup patriotësh. Kjo më kujton vjehrrët dhe baxhanakët dhe gjykatësit e korruptuar që nuk kishin si të justifikonin lloj lloj pasurish. Nuk qenka aq e thjeshtë saç u bë, nuk qenka aq e thjeshtë që këtu qenka një komplot ndaj një burri të ndershëm dhe u ngritën SHBA dhe e damkosën se unë me Sorosin bëmë një konspiracion dhe ky i shkreti viktimë e pafajshme.

Dhe në momentin që ndryshoi administrata në SHBA gjithçka do pastrohej dhe ky buf do shfaqej si pëllumb i bardhë. Nuk e di çfarë duhet të bëjë njeriu në këto kushte, kush sheh që ka qenë edhe kryeministër. Sot është në procesin e rrëshqitjes së ledhit dhe përpiqet t’i tregojë njerëzve se ka ca magjistarë me vete se do bëjë magji dhe sot kishte futur në lojë edhe familjen e presidentit Trump

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›