E Enjte, 5 Nëntor 2026

606 aplikantë konkurruan për rolin zbatues në Policinë e Shtetit

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Policia e Shtetit zhvilloi sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve testin me shkrim për 606 aplikantë të cilët konkurrojnë për pranim në rolin zbatues.

Sipas njoftimit të Policisë, aplikantët që kanë fituar 50 pikë e lart kanë të drejtën për të vijuar konkurrimin për testin fizik.

Ndërkohë që çdo aplikant ka të drejtën e ankimit brenda datës 11.11.2024, ora 16:30, në adresën e e-mail-it burimet.njerezore@asp.gov.al

Policia e Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare të saj në facebook, rezultatet e testit me shkrim për aplikantët që konkurruan për pranim në rolin zbatues.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›