E Enjte, 5 Nëntor 2026

61-vjeçari vetëvaret në Korçë/ Gjendet i pajetë nga familjarët në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Korçë. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një 61-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij.

Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të pajetë trupin e burrit, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave.

Nuk dihet ende identiteti, ndërkohë që do merren familjarët në pyetje.

Ngjarja në unazën e qytetit të Korçës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›