E Diel, 1 Nëntor 2026

65-vjetori i shërbesës së Patriarkut Vartholome, Kryepiskopi Joani vizitë në Imbros

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joani, së bashku me Papën dhe Patriarkun e Aleksandrisë dhe të gjithë Afrikës, Fortlumturinë e Tij Theodorin II, shoqëroi pasditen e së martës Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik Vartholome, në udhëtimin drejt Imbrosit, ishullit ku ai ka lindur.

Prania e tre Primatëve në Imbros lidhet me 65-vjetorin e hyrjes së Patriarkut Ekumenik Vartholome në radhët e klerit. Ky përvjetor shënon një rrugëtim të gjatë përkushtimi dhe shërbimi ndaj Kishës së Madhe të Krishtit.

Më 13 gusht, në Imbros, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore, ku do të bashkëmeshojnë të tre Primatët: Kryepiskopi Joani, Patriarku Theodor II dhe Patriarku Ekumenik Vartholome.

Përvjetori përkujton një nga momentet më të rëndësishme të jetës kishtare të Patriarkut Ekumenik. Në vitin 1961, pas përfundimit të studimeve në Shkollën Teologjike të Halkit, ai u dorëzua dhjak, duke nisur kështu një rrugëtim 65-vjeçar në shërbim, përkushtim dhe dëshmi në gjirin e Kishës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›