E Enjte, 5 Nëntor 2026

7 ikona në proces restaurimi nga specialistët e Muzeut të Artit Mesjetar

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Specialistët e laboratorit të restaurimit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, me përkushtim shpëtojnë çdo ditë thesaret e trashëgimisë sonë kulturore.

Në bazë të një marrëveshjeje mes Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Universitetit Politeknik Tiranë, në kuadër të projektit “Hartografimi dhe dokumentimi i zonave Arkeologjike, Lubonjë, Korçë”, specialistët janë duke u kujdesur për 7 ikona.

Ikonat aktualisht janë në proces konsolidimi dhe restaurimi.

MKMA shpërndau në rrjetet sociale imazhe nga puna që po kryhet mbi ikonën “Shën Maria me Krishtin në fron”. Ikona i përket vitit 1814, me origjinë mga kisha e Shën Marisë, Lubonjë, Korçë.

1 nga 4

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›