E Diel, 1 Nëntor 2026

7 milionë vizitorë të huaj në 7 muaj, rritje 20% krahasuar me një vit më parë

Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rritën me 6.5% përgjatë muajit korrik, ndërsa në qershor vizitorët në strukturat akomoduese u rritën me 17%, rritje më e fortë me 20.6% për joezidentët.

I parë në pamje të parë si fakt se një pjesë më e madhe e turistëve po hynë në ekonominë formale të qëndrimit në strukturat bujtëse, nga ana tjetër net-qëndrimet e tyre u rritën me vetëm 9.2% duke arritur bashkë me bujtësit e tjerë një normë të shfrytëzimit të dhomave në 41.3%.

Mbi 7 milionë hyrje të shtetasve të huaj në shtatë muajt e parë të vitit tregojnë se turistët po shtohen me ritë më të shpejtë sesa netët që kalojnë në Shqipëri. Diferenca mes këtyre dy treguesve sugjeron se rritja e fluksit nuk po shkon paralel me një kohë më të gjatë qëndrimi.

Muaji korrik rriti ndjeshëm vetë rritjen e vizitorëve, kur hyrjet e të huajve arritën në afro 1.96 milionë, të dhëna këto që nuk janë reflektuar ende se si kanë ndikuar në treguesit e tjerë të konsumit.

Tabloja shtatë mujore aktuale e turizmit është dukshëm si ajo e më shumë vizitorëve. Krahasuar me numrin e popullsisë rezidente, ajo po shkon drejt trefishimit sipas projektimit që jep ritmi i deritanishëm.

Ndërkohë që një kryqëzim të dhënash do duhej t’i jepte edhe efektet e politikave të formalizimit të ekonomisë së turizmit, ndikuar këtë vit veç të tjerash nga detyrimi për pajisjen e strukturave bujtëse me pagesë me kartë.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›