E Diel, 1 Nëntor 2026

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

Sondazhi “SecuriMeter 2025” i Këshillit Bashkëpunues Rajonal nxjerr në pah qëndrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, lidhur me sigurinë, ekonominë dhe sfidat rajonale.

Një prej sfidave të këtij rajoni është edhe mungesa e krahut të punës për shkak të emigracionit të lartë tek të rinjtë.

Por qytetarët në 6 vendet e Rajonit kanë qëndrime të ndryshme ndaj lejimit të shtetasve të huaj për të punuar në ekonomitë e tyre.

Sipas të dhënave të anketës “Security Meter 2025”, mesatarisht 57% e të anketuarve në rajon e mbështesin këtë politikë, 33% janë kundër, ndërsa 10% nuk kanë një qëndrim për këto zhvillime.

Mbështetja më e lartë regjistrohet në Shqipëri, ku 77% e të anketuarve janë në favor të lejimit të punëtorëve të huaj. Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina me 62% dhe Kosova me 61%.

Pranë mesatares rajonale është edhe Maqedonina e Veriut me 53% të qytetarëve që e mbështesin këtë qasje. Ndërkohë, qëndrimet janë dukshëm më të rezervuara në Serbi dhe Malin e Zi, ku përkatësisht 44% dhe 43% e të anketuarve janë në favor.

Mali i Zi është i vetmi vend i rajonit ku kundërshtarët janë më të shumtë se mbështetësit, pasi rreth 46% e qytetarëve malazezë shprehen kundër lejimit të punëtorëve të huaj.

Në rajon mbizotëron edhe pasiguri për ekonominë.

Rreth 45.5% e qytetarëve të 6 vendevë të rajonit, shprehen të pakënaqur me drejtimin ekonomik, ku shqetësimet rreth kostos së jetesës, punësimit dhe të ardhmes ekonomike mbeten faktorë kyç që ndikojnë në perceptimin e përgjithshëm të mirëqenies.

Shqiptarët mbeten të ndarë me drejtimin ekonomik ku rreth 44.7% shprehen të pakënaqur me mënyrën se po ecin gjërat ekonomikisht në vend, ndërsa vetëm rreth 31.8% shprehen të kënaqur.

MBESHTETJA PËR PUNËSIMIN E TË HUAJVE

Shqipëri                        77%

Bosnjë Hecegovina     62%

Kosov렠                         61%

Maqedoni e veriut      53%

Serbi                               44%

Mali i Zi                          43%

Mesatarja rajonale       57%

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›