E Hënë, 2 Nëntor 2026

78-vjetori i lindjes së shkrimtarit e përkthyesit Primo Shllaku

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Primo Shllaku, një personalitet që spikat si shkrimtar, poet, përkthyes, mësimdhënës, promovues i gegnishtes dhe vlerave të saj, feston sot 78-vjetorin e lindjes.

Primo Shllaku u lind në Shkodër më 16 dhjetor të vitit 1947. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes dhe studimet në Universitetin e Tiranës për Gjuhë-Letërsi shqipe. Prej shumë vitesh, ai është zhvendosur në Tiranë, duke dhënë kontribut përveç mësimdhënies, edhe si shkrimtar, përkthyes dhe promovues i përfshirjes së vlerave të gegnishtes në gjuhën shqipe.

Shllaku është vlerësuar me mjaft çmime për krijimtarinë e tij. Primo Shllaku fillimisht punoi si mësues në zonën e Shllakut – Shkodër, prej aty në shkollën pyjore e më pas në atë industriale. Ai është bir i regjisorit, Artistit të Popullit, Lec Shllaku, nip i përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku, vëllai i aktorit të Teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku. Ndër veprat më të rëndësishme të tij janë vëllimet poetike “Lule nate” dhe “Hana e njelmët e ditës”, “Muzikantët”, “Pesha e padurueshme e pafajësisë”, “Nji Uliks që s’mbërriti kurrë në Itakë”, dhe libri me drama, “Aktorë pa kujtesë”.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër e vlerëson atë si një personalitet me vlera të shumanëshme, puna dhe krijimtaria e të cilit, ka lënë gjurmë. /j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›