E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Marsi Berisha dhe Rama mesazhe ne rrjetet sociale

8 Marsi, dita e gruas është përcjellë me mesazhe dhe urime në rrjetet sociale, gjë të cilën e kanë bërë edhe Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PS-së Edi Rama.

"Sot eshte dite nderimi te madh, mirenjohje te thelle per nenat, bashkeshortet, vajzat dhe motrat tona qe me dashurine, virtytet, perkushtimin dhe aftesite, sakrificat e tyre pasurojne, zhvillojne, fisnikerojne kaq shume shpirtin, jeten, familjet tona, shoqerine tone dhe Shqiperine.Duke ju shprehur sot mirenjohjen tone me te thelle dhe urimet me te perzemerta grave, nenave motrave, vajzave shqiptare le te zotohemi ne, per te bere gjithçka qe Shqiperia çdo dite e me shume te behet vendi i barazise reale midis burrit dhe gruas, nenes dhe babait, vellait dhe motres", thuhet në urimin e Kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa Edi Rama, i cili postoi edhe një foto të tijën me gruan dhe nënën e tij, i uroi 8 Marsin, nënave, grave e vajzave të Shqipërisë.

"Sfida e krijimit të mundësisë së vajzave të vogla në zonat e vështira për të ndjekur shkollën njësoj si djemtë. Sfida e lehtësimit të barrëlindjes për nënat e pasiguruara ngase të papuna dhe e uljes së papunesisë femërore në tërësi. Sfida e trajtimit josdiskriminues të vajzave e grave kur konkurojnë me djem e me burra për një vend pune. Sfida e rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe e zgjerimit të kuotës së tyre të përfaqësimit në këshilla vendore apo parlament. Dhe padyshim, sfida alarmante e ditëve të sotme përballë dhunës e krimit në familje që rëndon egërsisht mbi vajzat e gratë. 27 gra të vrara në vetëm vitin e 100 vjetorit të pavarësisë janë një këmbanë buçitëse për shoqërinë dhe për ne, socialistët e progresistët shqiptarë në radhë të parë. Do të ndërmarrim një politikë të re qeverisëse të barazisë gjinore e të shanseve të barabarta me votën e 23 qershorit për të rilindur Shqipërinë dhe do të hedhim hapa shumë domethënës në këtë drejtim. Falë edhe një grupi të fortë grash e vajzash që do të jenë pjesë e skuadrës sonë kombëtare për një Rilindje Shqiptare dhe do të luajnë rol kyç në qeverisjen tonë", shkruan Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›