E Martë, 3 Nëntor 2026

8 Marsi, Dom Mark Pashkja: Gruaja është ekzistenciale, s’ duhet ta nxjerrim nga autoriteti sublim që ka

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas ku po diskutohet për dhunën e ushtruar ndaj saj, zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja e ka konsiderua gruan ekzistenciale dhe jeta apo familja nuk mund të mendohet pa të.

Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Dom Mark Pashkja tha gruaja mund të fuqizohet vetëm përmes arsimit dhe se ajo nuk duhet çuar në ekstremitete duke e nxjerrë nga autoriteti sublim që i ka dhënë natyra.

“Gruaja nuk ka një rol që duhet izoluar por është ekzistenciale, nuk imagjinohet dot një familje pa të. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e shohim si një gjë më inferiore. Duhet të bëjmë një reflektim person secili prej ne në raport me dhunën dhe më pas si shoqëri. Kur flasim për gruan duhet të evitojmë rrezikun që të bien nga njëri ekstrem i patriarkalizmit ku gruaja trajtohej si prone dhe nga ana tjetër nxjerrja e gruas nga ai autoriteti sublim që natyra i ka dhunuara dhe duhet të lëvizim në qasjen e formimit se në trajtimin dhe diskutimin, duhet të fokusohemi te formimi që nis që te arsimimi”, tha Dom Mark Pashkja.

Lidhur me dënimin e dhunës ndaj gruas, Dom Mark Pashkja tha se ligji ka nevojë për ashpërsim.

“ Në një sistem demokratik ligji është jetik, por nuk mjaft gjithmonë. Shumë shoqëri të zhvilluara nuk e parandalojnë dot fenomenin e dhunës ndaj grave, por ligji në këtë rast duhet të ashpërsohet për ata që dhunojnë gratë”, tha ai.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas fokusi është vënë pikërisht në mbrojtje të të drejtave të asaj dhe barazisë gjinore. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se gratë përballen me pengesa të mëdha dhe se barazia ligjore është 300 vjet larg, por shtoi se të drejtat e grave janë një rrugë e dëshmuar drejt shoqërive të drejta, paqësore dhe të begata.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›