8 Marsi, autobus falas për të gjitha gratë dhe vajzat në Tiranë

TIRANË, 7 mars /ATSH/ Në 8 mars transporti me autobus për gratë dhe vajzat do të jetë falas.
Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lajmëruar se nesër transporti me autobus për gratë dhe vajzat do të jetë falas.
“Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës. Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!”, shkruan ai. /j.P/