8 Marsi, presidentja Osmani takim me gra që mbrojnë e shërbejnë

PRISHTINË, 8 mars /ATSH/ Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me gra në uniformë që mbrojnë dhe që shërbejnë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidentja Osmani theksoi se përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne.
Në këtë ditë të shënuar Osmani, riafirmoi angazhimin për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë.
“Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!”, uron presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani takon gra në uniformë 1 nga 9