E Enjte, 5 Nëntor 2026

8 kg kanabis në bagazh/ Arrestohen dy trafikantët, tentuan t’i largohen policisë

Policia e kryeqytetit arrestoi dy persona, në makinën e të cilëve u gjet dhe u sekuestrua 8 kilogramë kanabis.

Ndue Çupi, 27 vjeç, banues në Rrëshen dhe Leonard N doj, 53 vjeç, banues në Shënkoll të Lezhës, u ndoqën nga policia pasi tentuan t’i largohen agjentëve.

Trafikantët po e kryenin transportin e kanabisit në zonën e Valiasit në Kamëz, kur u pikasën nga policia.

Operacioni i quajtur “ndjekja” u finalizua me kapjen e 8 kg kanabis, ndërsa janë sekuestruar edhe 2 aparatë celularë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›