E Enjte, 5 Nëntor 2026

8 zyrtarë të arrestuar në Tiranë për korrupsion dhe abuzim me detyrën

Njësia e luftës kundër krimit ekonomik ne policinë e kryeqytetit në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës janë duke kryer një operacion kundër korrupsionit.

Mësohet se deri më tani janë ekzekutuar 8 masa arresti dhe mes të ndaluarve janë edhe disa zyrtarë.

Burime bëjnë me dije se në total janë lëshuar 10 urdhër arreste nga prokuroria.

Të ndaluarit përballen me akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›