E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

80-vjetori i Çlirimit, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura koncert në TKOBAP

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura u ngjit sot, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për të sjellë një koncert të veçantë me këngë partizane, që nderuan historinë dhe sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Shqipërisë.

Ky aktivitet, i realizuar në bashkëpunim me TKOBAP, solli për publikun një eksperiencë emocionale, duke rikthyer publikun pas në kohë dhe duke i kujtuar rëndësinë e kujdesit për trashëgiminë tonë historike.

“Në këto ditë të Nëntorit, kur festojmë lirinë dhe Pavarësinë, ky koncert u bë një homazh për të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë, duke na mbushur me krenari dhe respekt për sakrificat e tyre”, thekson OSFA në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

1 nga 12

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›