80 vjetori i çlirimit/ Rama publikon logon ‘ikonike’ që do të jetë në çdo dokument zyrtar duke nisur nga sot

“Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të qëndrojë kryelartë si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve në “Vitin Mbarëkombëtar të 80-Vjeorit të Çlirimit”.
Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes konkuruesve”- shkruan Rama.