“Gjallë” përfaqëson Shqipërinë në çmimet “Oscar”
Në të njëjtën kohë, Komisioni Përzgjedhës pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportevee ka përzgjedhur filmin "Gjallë" për të marrë pjesë edhe në festivale të tjera të filmit si “Pusan IFF” në Korenë e Jugut, “Antalya Film Festival” në Turqi, si dhe në festivale të tjera në Indi, Norvegji, Francë dhe Serbi.
"Gjallë" është një film i realizuar nga bashkëpunimi i “WILDart FILM” në Vjenë, “Art Film” në Tiranë dhe “Agat Films & Cie” në Paris.
Ky film u prezantua për herë të parë në Festivalin Veror Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, ndërsa prezantimin e parë zyrtar e pati në mbrëmjen e 4 shtatorit në kinemanë “Imperial” në kryeqytet.
Në qendër të tij është një histori gjakmarrjeje, e cila kalon nga gjyshi tek nipi për një hark kohor prej 60 vitesh. Për të përcjellë tek publiku këtë subjekt interesant të trajtuar ndryshe nga herët e tjera, ku gjithçka vjen e veshur me normalitet dhe diku me nota humori, regjisori ka zgjedhur një kast aktorësh si Nik Xhelilaj, Nijada Saliasi, Besart Kallaku, Xhevdet Feri, Arqile Lici, Bruno Shllaku, Luljeta Bitri, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Slejman Dibra, etj.
Në qendër të këtij subjekti është Koli, një djalë 22 vjeçar i cili është student në Universitetin e Tiranës. Jeta e tij rrjedh normalisht deri në çastin kur ai mëson se mbi familjen e tij vazhdon të zbatohet kanuni i Lek Dukagjinit për shkak të një vrasjeje të bërë nga gjyshi i tij 60 vjet më parë.
Mes aventurave në kërkim të shpëtimit, Koli largohet nga shtëpia e tij për tu transferuar në një fshat. Por jeta që bënte më parë ia vështirësonte përshtatjen dhe ndaj ai rikthehet sërish në Tiranë pranë njerëzve dhe jetës së tij të mëparshme.
Ndërsa në momentet të fundit të filmit e shohim atë tek hipën në një anije të vjetër emigrantësh ilegalë për t`u larguar njëherë e për gjithnjë nga Shqipëria. Por ironia e fatit bën që personazhi që tenton ti largohet vrasjes nga gjakësi, gjen vdekjen në mes të detit. Kjo pjesë e subjektit është huazuar prej regjisorit nga tragjedia e Otrantos ku njëri prej të mbyturve, kishte hipur në atë anije për t`i shpëtuar gjakmarrjes.