“Kutia e parfumit” arreston tre të rinj korçarë
Operacioni i organizuar mbrëmjen e djeshme, i koduar “Kutia e parfumit", u shtri në lagjen 2 të qytetit juglindor. Burime zyrtare të kësaj policie, bënë të ditur se nga ky operacion u kap në flagrancë shtetasi S.Ll, të cilit në momentin e kapjes ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 120 gram lënde narkotike e ngjashme me atë të llojit heroinë , si dhe një peshore elektronike.
Policia tha se në momentin e realizimit të këtij operacioni, ka qënë i pranishëm edhe shtetasi Vasajan Naum, 18 vjec nga qyteti i Korcës, të cilit ju gjet dhe ju sekuestrua në banesë një armë automatike dhe një sasi fishekësh. Nga hetimet e policisë, rezultoi se sasinë e lëndës narkotike prej 120 gram, shtetasi S.Ll e kishte marë prej 22 vjecarit Mikel Çekrezi, i cili u arestua për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike. Ndërsa shtetasi Vasjan Naum, u arestua nga policia me akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak". Të tre këta persona, do të hetohen më tej në gjendje arresti.