84-vjetori i Konferencës së Pezës

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Më 16 shtator të vitit 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, ku morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare, me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër pushtuesit.
Konferenca e Pezës mori disa vendime të rëndësishme:
– Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje;
– Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë;
– Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin;
– Rreshtimin e Shqipërisë përkrahë koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan;
– Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.
Sa i përket çështjes së rikthimit të mbretit Zog në atdhe, u vendos që ky vendim të merrej pas lufte nga vetë populli shqiptar.
Një tjetër çështje ishte ajo e Kosovës, për të cilën u arrit në përfundimin se ajo do të zgjidhej pas luftës, mbështetur në të drejtën e vetëvendosjes. Në fund të punimeve Konferenca e Pezës zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me kryetar Kamber Qafëmollën.
/j.p/r.e/