E Shtunë, 31 Tetor 2026

85-vjetori i lindjes se Papes

Sot në Vatikan festohet 85-vjetori i lindjes së Papës Benedikti XVI, ku i ftuar është edhe kryetari opozitës Edi Rama.

Top Channel ka mësuar se zoti Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, janë larguar dje nga Aeroporti i Rinasit drejt Romës për të marrë pjesë në këtë ceremoni me ftesë nga Selia e Shenjtë.

Selia Rozë është munduar ta mbaj larg vëmendjes së medias zhvillimin e kësaj vizite të Ramës në Vatikan.
Mësohet se gjatë qëndrimit disa ditor në Vatikan zoti Rama do të ketë edhe takime me zyrtarë të shtetit të Vatikanit.

Mbetet ende e paqartë nëse Selia e Shenjtë në këtë festë ka ftuar edhe politikanë të tjerë nga Shqipëria apo  ftesa i është dërguar vetëm kryesocialistit Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›