9 orë diskutime mes socialistëve në Dajt. Rama lë porositë, prioritet zgjedhjet 2025, komunikimi dhe integrimi

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025, komunikimi me qytetarët, integrimi, qëndrimet në parlament për sesionin e ri politik, siguria dhe çështjet sociale ishte në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura të socialistëve në vilën qeveritare në Dajt.
Ishin mbi 9 orë diskutime ku ministrat dhe deputetët bënë raportin e progreseve të tyre për objektivat e lëna, ndërsa nga ana tjetër u dhanë dhe porositë dhe direktivat e reja nga Kryeministri Edi Rama. Kjo mbledhje qeverie do të pasojë me Asamblenë e PS-së më 8 shtator, ku do të ketë edhe një riorganizim të strukturave drejtuese të partisë.
Pas analizës dhe punës së ministrive, janë dhënë edhe direktivat e reja të dikastereve të të gjitha ministrive, por edhe objektivat e para për ministrat e rinj pas ndryshimeve në qeveri në fund të korrikut.
Fokusi ka qenë edhe në zgjedhjet e 2025 ku PS kërkon një mandat të 4. Komunikimi dhe afrimi i elektoratit gri janë porositë e kryeministrit për të gjithë drejtuesit e qarqeve. Edhe integrimi ka pasur një fokus të veçantë, ku duhet të punohet me ritme të shpejta për hapjen e grup kapitujve dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së.
Ky “reatret” në Dajt duket se i shërben socialistëve jo vetëm për të reflektuar mbi sfidat apo arritjet, por edhe për të krijuar prioritet mbi këtë vit elektoral dhe sesion të ri parlamentar.
/rtsh.al/