90 nxënës nga Shqipëria dhe Kosova në finalen e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe, Kumbaro: Gjuha është identiteti ynë

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Olimpiada e Dytë e Përbashkët Shqipëri-Kosovë në Gjuhën Shqipe përmbylli sot fazën finale, duke mbledhur 90 nxënës finalistë nga të dy vendet në një aktivitet kushtuar gjuhës amtare, dijes dhe bashkëpunimit arsimor mbarëkombëtar.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vlerësoi rëndësinë e nismës si një festë të gjuhës shqipe dhe një dëshmi të forcimit të lidhjeve kulturore e arsimore mes Shqipërisë dhe Kosova.
Sipas saj, gjuha shqipe mbetet identiteti kombëtar dhe ura që lidh brezat, ndërsa aktivitete të tilla kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e saj përmes arsimit dhe bashkëpunimit të përbashkët.
Olimpiada, së bashku me festën mbarëkombëtare të abetares dhe librat e unifikuar, u cilësuan si hapa konkretë në forcimin e rolit të gjuhës dhe kulturës në afrimin e mëtejshëm të të rinjve të të dy vendeve.
“Gjuha shqipe është identiteti ynë, është ura që lidh brezat dhe bashkon kombin tonë. Olimpiada e përbashkët, festa mbarëkombëtare e abetares dhe librat e unifikuar janë dëshmi se përmes gjuhës, kulturës dhe arsimit, ne po ruajmë gjuhën dhe po forcojmë më shumë lidhjet tona kombëtare”, deklaroi Kumbaro.
/r.e/