E Diel, 1 Nëntor 2026

95-vjetori i Shërbimit të Ndërlidhjes, Nufi: Shqipëria ka rritur ndjeshëm kapacitetet në fushën e ndërlidhjes dhe mbrojtjes kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e 95-së vjetorit të Shërbimit të Ndërlidhjes, komponent strategjik i sigurisë kombëtare!

Në fjalën e tij Nufi theksoi se si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka rritur ndjeshëm kapacitetet në fushën e ndërlidhjes dhe mbrojtjes kibernetike, duke arritur ndërveprueshmëri të plotë me sistemet e Aleancës, falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimit me Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike.


Postimi i Nufit:

95-vjetori i Shërbimit të Ndërlidhjes, komponent strategjik i sigurisë kombëtare!

Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka rritur ndjeshëm kapacitetet në fushën e ndërlidhjes dhe mbrojtjes kibernetike, duke arritur ndërveprueshmëri të plotë me sistemet e Aleancës, falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimit me Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike.

Mirënjohje për të gjithë burrat dhe gratë që ndër breza kanë shërbyer, si dhe për ata që shërbejnë sot me profesionalizëm dhe përkushtim në Shërbimin e Ndërlidhjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›