E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

959 416 mjete aktive në Shqipëri deri në fund të vitit 2024, 17 023 janë të gjeneratës së fundit

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Viti 2024 ka shënuar një tregues në rritje të konsiderueshme të flotës së mjeteve rrugore në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur sot se, deri në fund të dhjetorit 2024 u regjistruan 959 416 mjete aktive, ose 41,7% më shumë krahasuar me 2020 dhe me rritje 10,5% krahasuar me 2023.

Për periudhën janar-dhjetor 2024, numëron 99 441 regjistrime ndër të cilat 83,7% e totalit janë autovetura, 91% më shumë regjistrime krahasuar me janar-dhjetor 2019 dhe 27% më shumë krahasuar me janar-dhjetor 2023.

Sipas DPSHTRR-së, në listën e origjinës së mjeteve kryeson: Republika e Koresë me 19,1% të totalit të mjeteve; Italia me 17,9%; Gjermania me 17,6%; Zvicra me 9,3%; SHBA me 6,8% dhe Kina me 5,9%.

Flota e mjeteve u rinovua me 17 023 mjete të gjeneratës së fundit. Numri i mjeteve me 0-3 vite u rrit me 39% regjistrime, krahasuar me janar-dhjetor 2023.

Ndërkohë, për periudhën janar-dhjetor 2024 numërohen 7949 çregjistrime të përhershme, ose 38,3% më shumë krahasuar me 2023.

DPSHTRR udhëzon të gjithë drejtuesit e rinj të mjeteve dhe ata ekzistues të respektojnë  rregullat e qarkullimit rrugor; të kryejnë kontrollet periodike të mjetit dhe përpara se të importojnë një mjet, të kryejnë “Verifikimin e Kategorisë Mjedisore”.

1 nga 5

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›