E Enjte, 5 Nëntor 2026

A do të jetë pjesë e Kombëtares? Armando Broja “shfaqet” në stadiumin “Air Albania”

Ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë për vendin e tretë.

Ndeshja është në rezultatet 3-0 për Skënderbeun. Stadiumi duket se ka qenë i braktisur nga tifozët e të dy skuadrave.

Por ajo që është vënë re, është se në stadium i pranishëm ka qenë edhe futbollisti shqiptar  Armando Broja.

Prania e Brojës atje është një sinjal se ai mund të jetë thirrur për t’u grumbulluar me Kombëtaren, për Euro 2024 dhe dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të luajnë.

Lista e kuqezinjve do të publikohet të hënën dhe ardhja më herët e Brojës në Shqipëri, ngre pikëpyetje nëse ai do të jetë pjesë e ekipit./m.j

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›