E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do te varroset Gadafi te marten


Ish-lideri libian Muhamar Gadafi duket se do të varroset ditën e martë, pesë ditë pasi u vra dhe disa orë pasi trupi i tij i pajetë u ekspozua në tregun mishit në Misrata, bëri të ditur një zyrtar Libian. 

Trupat e Gadafit, djalit të tij Mutasim dhe ish-ministrit të mbrojtjes, Abu Baker Yunis, kanë qenë  të ekspozuar për publikun gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë që familja e ish-liderit libian  ka lëshuar një deklaratë, ku i bëhet thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Amnesty International për të shtyrë udhëheqësit e rinj libianë, në mënyrë që të rënit e fisit të tyre të varrosen sipas riteve islame, raportoi një stacion televiziv pro Gadafit.       

Zëdhënësi Vdes GaddafiEkzekutori: Ja përse e vrava Gaddafin Libi, ekzekutohen 53 mbështetës të Gaddafit Trupi i Gaddafit do u rikthehet familjarëve i krahut ushtarak të Këshillit të Tranzicionit Kombëtar, Anees al-Sharif bëri me dije për rrjetin CNN, se me shumë gjasa Gadafi do të varrosej të martën. Ndërsa një ditë më parë, udhëheqësi i grupit që po drejton aktualisht Libinë, Mustafa Abdul Jalil, theksoi se është caktuar një grup që do të bisedojë se çfarë duhet bërë me trupin e ish-diktatorit.         

Asnjë detaj tjetër nuk bëhet i ditur, se ku dhe kush do të varrosë Muhamar Gadafin. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Durrës, gjendet i vdekur oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Arvizu në “Fiks Fare”: Të kufizohet imuniteti
Tunizi, islamikët e moderuar shpallin fitoren
Spitalet siriane, qendra torturash
Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›