E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

A duhet reformuar drejtësia? Tabaku: PD ka ngritur shqetësime, të flasë “Venecia”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shprehet se reforma në drejtësi duhet të rishikohet por me mbikëqyrjen e Komisionit të Venecias.

Gjatë një deklaratë për mediat, Tabaku pohoi se këto kërkesa janë adresuar edhe nga Bashkimit Evropian për standardet e drejtësisë.

“Ne kemi ngritur shqetësimin për sa i përket presionit politik që ushtrohet mbi drejtësinë, ne kemi ngritur shqetësimin e një analize të plotë. Është e nevojshme që Komisioni i Venecias të japë një opinion të plotë për zbatimin e kësaj reforme, situatën, por dhe infrastrukturën e sistemit.

Ajo që ka ndodhur me protestën e qeverisë ndaj një institucioni nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri. Unë e kam quajtur grusht shteti. Kjo është e pakonceptueshme”, tha Tabaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›