E Enjte, 5 Nëntor 2026

A duhet të largohen muxhahedinët nga Shqipëria/ Yuri Kim: Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka theksuar se ligjet shqiptare duhen respektuar nga mysafirët e saj, duke iu referuar operacionit policor në kampin e MEK.

E pyetur nëse Shqipëria duhet t’i largojë apo jo muxhahedinët e vendosur në kamp, Kim theksoi se ky është një vendim që i takon shtetit shqiptar.

“Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj”, thekson Yuri Kim.

Këtë përgjigje, Yuri Kim e dha gjatë deklaratës së saj të fundit nën cilësinë e ambasadores amerikane në Tiranë. Ajo theksoi se Shqipëria duhet të vijojë me reformat e rëndësishme, ndërsa shton se SHBA do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›