E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ekziston dashuria ideale?

Pasi lexon një revistë, një vajzë e re beson se shansi për të gjetur njeriun perfekt tashmë ka kaluar. Një film për dashurinë dhe për shumë gjëra të tjera do të shfaqet në DigiGold në filmin “What’s Your Number?”.

Nëse asgjë nuk mund të shkatërrohet, përfshirë këtu edhe dashurinë, kësaj radhe gjithçka është e mundshme sepse kemi filmin “What’s Your Number”, një film pak a shumë sikurse “Bridesmaids”, që vitin e kaluar ishte njëri prej filmave më të shikuar dhe më të adhuruar nga gratë.

Në të njëjtën kategori hyn edhe ky film që në javë e ardhshme (nga e hëna) do të shfaqet në DigiGold, përderisa në rolin kryesor paraqitet Anna Faris.

Karakteri kryesor i filmi është i bindur që pasi ta lexojë këtë revistë, beson se njëri prej ish të dashurve është njeriu i duhur për martesë dhe kështu ajo do të nisë rrugën për ta takuar sërish dhe për t’ia dhënë vetes edhe një mundësi të dytë.

Në ‘misionin’ e saj për të gjetur dashurinë, ajo ndihmohet edhe nga fqinji i saj simpatik, i cili si këmbim kërkon vetëm ndihmë për të hequr qafe të dashurën aktuale.

Duke krahasuar këtë gjë me shoqërinë, Ally (Anna Farris) zbulon se numrat janë ata që e bëjnë të mundur dashurinë. Sepse Ally është një vajzë me një shpirt të lirë, ka rreth 30 vjet dhe zakonisht gjendet në shoqërinë e vajzave që flasin vetëm për madhësinë e penisit, kurse kur është në shoqërinë e djemve, ata flasin vetëm për vagjinat që adhurojnë shumë.

Duke qenë se ka pasur shumë të dashur, rreth 20, ajo fiton bindjen se 96 për qind e grave të cilat kanë fjetur me më shumë se 20 djem, kurrë nuk do të mund të martohen. E për ta vërtetuar këtë, ajo së pari do të fillojë nga fqinji i saj bukurosh Colin Shea (Chris Evans).

“What’s Your Number?” është një film i bazuar në romanin e Karyn Bosnak, “20 Times a Lady” dhe është adaptuar për ekranin e madh nga Gabrielle Allan dhe Jennifer Crittenden, kurse regjia është bërë nga Mark Mylod.

Pos humorit në këtë film do të shikoni edhe një nënngjarje interesante, që ka të bëjë me martesën e motrës së saj të vogël Daisy. Ky është një film që bëhet më shumë për ish të dashuruarit dhe për atë se a ndërlidhet dashuria me përvojat seksuale.

“What’s Your Number?” nuk di si ta definojë këtë.

A është dasma një zyrtarizim i pornografisë, kjo varet më shumë nga padurueshmëria e jonë për seks apo nga ajo se si i kemi ndjenjat kur martohemi. Filmi pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeçe për shkak të humorit të zi, por edhe vajzave nudo. Ai shfaqet gjatë javës së ardhshme në DigiGold.

-----------

WHAT’S YOUR NUMBER?

Regjia: Mark Mylod; skenari: Gabrielle Allan dhe Jennifer Crittenden, bazuar në librin “20 Times a Lady” nga Karyn Bosnak; drejtor i fotogrfisë: J. Michael Muro; Montazha: Julie Monroe; Muzika: Aaron Zigman; dizajner: Jon Billington; Kostumet: Amy Westcott; Producentë: Beau Flynn dhe Tripp Vinson; Distributor: 20th Century Fox. Kohëzgjatja: 1 orë 46 minuta.

Aktorë: Anna Faris (Ally Darling), Chris Evans (Colin Shea), Ari Graynor (Daisy Darling), Blythe Danner (Ava Darling), Zachary Quinto (Rick), Joel McHale (Roger), Chris Pratt (Disgusting Donald), Mike Vogel (Dave Hansen), Martin Freeman (Simon), Andy Samberg (Gerry Perry), Thomas Lennon (Dr. Barrett Ingold), Oliver Jackson-Cohen (Eddie), Anthony Mackie (Tom Piper) dhe Jake Adams (Dave Annable).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›