E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

A është shkarkuar Yuri Kim nga DASH? Berisha: Gati të vë në dispozicion informacionet që kam

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi rreth disa lajmeve të publikuara në media të ndryshme mbi shkarkimin e ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

“Nuk kam asnjë lajm të sigurt, përveç lajmeve që janë botuar, se ajo është shkarkuar ose jo. Ajo çfarë unë them, ajo në deklaratat e mia ka qenë “diplomate e korruptuar” dhe unë kam ftuar FBI-në, kam ftuar Kongresin të hetojnë për korrupsionin e saj dhe ato informacione që unë disponoj, jam i gatshëm të ua vë në dispozicion”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Pas largimit nga Shqipëria, Kim mban detyrën e Zëvendës Ndihmës Kryesore të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Euroazisë. Emri i saj nuk figuron më në listën e publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit për këtë zyrë, po nuk ka asnjë njoftim zyrtar për largimin e saj nga detyra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›