E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

A është vendosur në pikëpyetje regjimi i Putinit pas kryengritjes së Vangerit

Presidenti Vladimir Putin u shpreh se ai nuk e vuri asnjëherë në dyshim mbështetjen e qytetarëve rusë ndaj tij gjatë rebelimit të grupit Vagner.

Përgjatë ditëve të fundit, Kremlini ka bërë përpjekje të mëdha për të rikthyer autoritetin e Putinit, duke krijuar ngjarje të atilla për të treguar unitetin dhe solidaritetin e shtetit dhe ushtrisë nën udhëheqjen e tij.

Por për shumë njerëz, nuk është e lehtë të harrohet ajo që ndodhi përgjatë fundjavës së kaluar dhe shumë pyetje janë ngritur në lidhje me performancën, gatishmërinë dhe madje edhe besnikërinë e disa njësive ruse.

Po cila ishte qasja e Perëndimit mbi kryengritjen e Vagnerit ndaj Putinit?

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz u shprehën se Putini ishte dobësuar nga kryengritja e Vagnerit.

Presidenti gjeorgjian Salome Zourabichvili se dështimi i Putinit për të marrë nën kontroll  situatën si në Rusi ashtu si edhe në fushën e betejës në Ukrainë ka krijuar shqetësime të mëdhë në Moskë.

Megjithatë, nga ana tjetër, Moska ka kundërshtuar lajmet e New York Times se një prej gjeneralëve rusë dyshohet se ka pasur informacion paraprak për planet e shefit të Vagnerit, Yevgeny Prigozhin për t’u ngritur kundër Putinit. Moska i ka cilësuar raportimet e prestigjiozes amerikane si “spekulime dhe thashetheme”, transmeton CNN.

Gjithashtu, “The Times” raportoi se zyrtarët amerikanë po përpiqen të shtijnë në dorë informacionin se nëse gjenerali Sergey Surovikin, ish-komandanti i lartë rus në Ukrainë, ndihmoi në planifikimin e rebelimit të armatosur të Prigozhinit ndaj Putinit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›