A janë pushtuar shqiptarët nga djalli? At Nikolla Xhufka: Priftërinjtë dhe hoxhallarët janë mos o Zot

At Nikolla Xhufka foli sot për situatën e kishave dhe xhamive në Shqipëri.
Në intervistën e tij për emisionin e mëngjesit “7 pa 5”, at Nikollë tha se besimtarët nuk po i frekuentojnë më kishat e xhamitë. Ai tha se këto institucione sot janë bosh.
At Nikollë Xhufka tha se për fat të keq sot besimi është kthyer në biznes, duke u shprehur se ka shumë raste ku priftërinjtë apo hoxhallarët janë bërë biznesmenë me makina të shrenjta dhe truproje.
Por pavarësisht problemeve, At Nikollë Xhufka tha në fund se shqiptarët nuk janë larguar nga rruga e Zotit.
Pjesë nga intervista
At Nikolla Xhufka: Ka vdekur arsimi në Shqipëri, ndjesë pastë. I janë prerë këmbët arsimit. Di një rast, një vajzë 14 vjeç në 2 të natës bënte seks në rrugë..Kur fëmija denigron në këtë moshë, faji është i prindit. Shkolla nuk të edukon si sillesh, shkolla të meson, të nxësh. Sot s’kemi familje, sot po duan të martohen qen me njeri. Edhe në Brazil ështe miratuar martesa 3 persona. Ne jemi vend laik. Në Shqipëri presidenti, kryeministri del e bën flamurin kshu si palaço, dhe betohet te kushtetuta…Prindi sot është rrugaç, kur ai i thotë fëmijës, hajde ktu ti fëmijë legen..kur rritet si do bëhet ai fëmijë. Sot zihet vëllai me motrën për një metër tokë.
Janë larguar njerëzit nga Zoti.
At Nikolla Xhufka: Kishat sot janë bosh, jo vetëm në qendër të Elbasanit aty ku jam unë, sot njerëzit vijnë ndezin qiri dhe ikin. Imagjino në periferi çfarë ndodh. Njerëzit sot nuk kanë dëshirë të marrin këshilla hyjnore. Edhe sot besimi ka problemete e veta, kanë monopolet, besimet janë bërë biznes, na janë bërë hoxhallarët priftërinjtë mos o Zot me Land Rover, me badiguard, biznese, kanale youtubee. Institucionet fetare kanë gabime të jashtëzaknshme, del prifti gangster. Në Elbasan ka priftërinj që nuk dinë të lexojnë ungjillin , nuk dinë janë analfabet. Shan prifti në mes të Kishës.
A janë shqiptarët të pushtuar nga djalli?
At Nikollë Xhufka: Jo, shqiptarët kanë qenë asa, kanë ndërtuar Evropën, ne nuk jemi njerëz të varfër, ne jemi të vjedhur. Të gjthë e lyjnë pak gishtin të mjalti, por këta tanët e fusin të gjithë dorën dhe shpatullën..Politikanët do t’i këndojmë, bekojmë. Ka dhe politikanë shumë të mirë të ndërgjegjshëm të aftë, monedha ka dy anë./vizionplus.tv/