E Shtunë, 31 Tetor 2026

A jeni të martuar? Më tregoni certifikatën?

Share

Një prezantuese televizive në Pakistan është pushuar nga puna pasi gjatë emisionit të mëngjesit, ajo i kërkoi një çifti të dinte patjetër nëse ishin të martuar po jo.

Maya Khan ishte duke filmuar në një park në Lahore, kur i pyeti të rinjtë që ishin në një stol nëse ishin të martuar apo jo. Në një skenë të turpshme, 31 vjeçarja i kërkoi çiftit të tregonte një certifikatë martesore për të vërtetuar atë që thanë. Qëllimi ishte të tregohej se ata nuk ishin të përfshirë në ndonjë aferë.

Por pas transmetimit të emisionit, një seri peticionesh u nisën drejt televizionit, duke e akuzuar gazetaren për gjueti shtrigash. Ajo e mbrojti veten duke thënë fillimisht se e kritikonte një klasë elitare, që nuk ia shihte emisionin. Më pas tha se nuk kishte ndërmend të lëndonte ndonjë njeri.

Për shkak se refuzuan të kërkojnë falje, gazetarja dhe ekipi i saj u pushuan nga puna.

Gazetarja Maya Khan

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›