E Diel, 1 Nëntor 2026

A ka deputetë të tjerë kundër Berishës? Shkurti: Edhe Noka është kundër, mezi presin të largohet që të marrin nga një copë të PD-së

A ka deputetë të tjerë brenda PD-së që duan largimin e Berishës? Kjo ishte një tjetër pyetje e bërë nga moderatorja Pranvera Borakaj në “Quo Vadis” në Vizion Plus, në emisionin e kësaj të marte.

I ftuar në studio, gazetari Armir Shkurti tha se edhe Flamur Noka është kundër Berishës, duke shtuar se të gjithë brenda PD-së mezi presin që të largohet Berisha dhe të ndajnë partinë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ka të tjerë deputetë brenda PD-së që nuk guxojnë të dalin kundër Berishës?

Shkurti: Janë të gjithë.

Borakaj: Nuk mund të thuash që Noka është kundër Berishës.

Shkurti: Absolutisht po, mezi presin që të ikë Berisha dhe të marrin nga një copë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›