E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ka folur Berisha vërtet me Aleksandër Pecin?

Share

Sot në mëngjes mediat raportonin se ushtari Aleksandër Peci ishte transferuar në spitalin e NATO-s në Gjermani. Përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në shtabin e NATO-s në Bruksel, Kristaq Gërveni, ka deklaruar për Panoramën se Peci ka vështirësi komunikimi për shkak se një plagë e ka marrë në nofull. Po sot pasdite, kryeministri Sali Berisha njoftoi se kishte bërë një telefonatë me Pecin. Pa e paragjykuar situatën, një lexues i gazetës Tema, na njofton se e ka vizituar edhe ai Pecin në spital dhe hedh dyshime nëse Berisha ka komunikuar me të në telefon. Berisha thotë në njoftimin e tij që ka komunikuar me Pecin dhe një komando tjetër. Edhe lexuesi ynë thotë se aty ishte një komando që bënte bisedat telefonike. Më poshtë është letra e lexuesit tonë, që ka vizituar Pecin.

Sapo jam kthyer nga vizita që i bëra A. Pecit. Ndodhet në U.S. Army Medical Department në Landstuhl, në pavijonin 13D është i shtruar, ka mbërritur dje rreth orës 10:00. Kanë qenë shumë njerëz për vizitë nga ambasada jonë në NATO nga Belgjika dhe interesohen gjatë gjithë kohës në telefon. Por ai nuk është akoma në gjendje të flasë, mezi flet kur je përballë (më shumë me shenja se sa me fjalë) e papritur kur hyra në pavijon e gjeta në këmbë tek dera e dhomës, po mundohej të lëvizte në këmbë, mu be qejfi shumë, por u shtri përsëri.

Për aq sa ndenja kishte një interes të madh nga mjekët aty dhe po ashtu nga një oficeri ynë nga Belgjika. Unë nuk e kam njohur Aleksandrin, vajta për vizitë dhe do të shkoj përsëri vetëm se është shqiptar për tju gjendur pranë. Jetoj në Gjermani, jam diku 150km larg nga Spitali Amerikan, dje jam interesuar në telefon në spital dhe më konfirmuan që ka mbërritur dhe sot mund ta vizitoja, kuptohet që është një pikë strategjike ushtarake për amerikanët, një nga spitalet më të mëdha që ka ushtria amerikan jashtë, dhe nuk është e lehtë për të hyrë.

Të gjitha bisedat telefonike i bën një nga trupat tona ushtarake që e shoqëron, që ka ardhur me Aleksandrin nga Kabuli (Aleksandri nuk di mire anglisht prandaj), quhet Dashi (nuk e pyeta me shumë edhe pse e kishte të shkruar në uniformë mbiemrin, nuk ia fiksova, më tha që ishte nga Kukësi, djalë shumë i sjellshëm). 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›