E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

A ka heqje ‘non grate’ për Berishën? Paro Laçi: Nuk i hiqet, ai nuk vjen kurrë në pushtet

TIRANË– Ish-gardisti i Republikës në kohën e Sali Berishës, Paro Laçi në një intervistë për ABC News komentoi protestën e kësaj të shtune, në të cilën u vu re një “hemorragji” dhe braktisje totale ndaj ish-kryeministrit.

Ai theksoi se përkundër mashtrimeve të bëra,  damka amerikane e “non grata” nuk do hiqet për Sali Berishën.

Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë shans që të vijë në pushtet.

“Berisha nuk vjen kurrë në pushtet. Nuk e besoj që kurrë në botë atij mund t’i hiqet non grata. Ta dinë të gjithë shqiptarët se non grata e Sali Berishës nuk hiqet dhe nuk ka kishë as xhami që ia lan ata krime që ka kryer.”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›