E Diel, 1 Nëntor 2026

A kishte dijeni dikush tjetër për planin e arratisjes? Forcat Operacionale kontroll në qelinë e Altin Ndocit

Forcat Operaracionale të burgjeve, nga Tirana, janë nisur drejt burgut të Durrësit, për verifikime atje, kontrolle, me kë ishte në dhomë Altin Ndoci.

Kontrollet do të kryhen për të kuptuar nëse dikush ka dijeni për planin e Ndocit, apo për të tjerë elementë që mund t’i vlejnë zbulimit të bashkëpunëtorëve.

Altin Ndoci u arratis mesditën e sotme nga Spitali i Durrësit ku kishte shkuar për kontrolle mjekësore.

Ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa dyshohet se një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit.

LEXO EDHE: PAMJET/ Dyshohet se u prit nga një “Audi”! Momenti kur Ndoci ia fut vrapit, polici me armë në dorë…

Pak orë pas ngjarjes, i gjithë zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit është pezulluar nga detyra.

Drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërrloj, shefi i policisë dhe zyrtarë të tjerë do të jenë të pezulluar deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave dhe pritet të dalin me konkluzionet për përgjegjësitë penale për skandalin e arratisjes.

LEXO EDHE: Nga “Masakra e Bradasheshit” tek vrasja e dy vëllezërve në Durrës, kush është i arratisuri Altin Ndoci?

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›