E Diel, 1 Nëntor 2026

A po bie atraktiviteti i Bashkimit Evropian ne Serbi

Ka disa arsye qe bie mbeshtetja per integrimet evropiane ne Serbi thekson per Deutsche Welle-n Nikola Jovanovic redaktor i periodikut Sfidat e integrimeve evropiane dhe drejtor i programit te Qendres per Politike te Re. Nje nga kryesoret eshte ngadalesimi i avancimit te Serbise ne kete proces dhe shenjat se ajo nuk do te marre nje date per fillimin e negociatave per anetaresim thote Jovanovic


Arsyeja tjeter eshte se po intensifikohen kushtezimet si biletarale ashtu edhe multilaterale gje qe eshte deri diku logjike. Por eshte gjithashtu logjike edhe qe njerezit kete e perceptojne si te padrejte apo kontraproduktive. Arsyeja e fundit mund te jete edhe problemi shqetesues politik qe qytetaret shpesh e identifikojne me integrimin evropian sepse keto agjenda kohet e fundit edhe koincidojne dhe ketu kam parasysh natyrisht problemin e Kosoves dhe krizen e tanishme ne veri te Kosoves.

Pritje te medha nga BE

Nese analizohen arsyet per renien e mbeshtjes per hyrjen ne BE del se shoqeria serbe tani eshte shume me realiste kur eshte fjala per kete proces thote Maja Stojanovic e Iniciatives Qytetare. Kjo per mendimin tim eshte gje pozitive dhe e mire thote Maja Stojanovic.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Parlamenti Evropian ne BrukselNe prej vitesh ushqejme shpresa te medha te BE qe bazohen te standardi me i mire te disa gjera qe jane shume imagjinare te cilat ndoshta nuk jane ne perputhje me realitetin dhe me ate qe ne me te vertete mund te presim nga BE-ja. Nga njera ane eshte gje e mire qe njerezit te mendojne pak me shume cfare eshte BE per ate qe ne te gjithe duhet te bejme per te hyre ne BE dhe cilat jane standardet qe duhet te arrijme per te qene me te vertete pjese e BE-se.

BE-ja justifikim per gjithcka

Nga ana tjeter problem jane edhe politikanet ne vend vlereson Maja Stojanovic e Iniciatives Qytetare. Sa me shume afrohen zgjedhjet politikanet gjithcka qe nuk eshte popullore apo me pak popullore e justifikojne me BE-ne. Ne vend te kesaj politikanet duhet te shpjegojne se perse fusim disa rregulla dhe ligje pse ne duhet te kemi parade te homoseksualeve dhe pse kemi nevoje te mbeshtesim disa vlera evropiane thote Maja Stojanovic.

Anulimi apo ndalimi praktik i parades se krenarise ka kontribuar gjithashtu ne largimin nga Brukseli i cili sipas fjaleve te politikaneve serbe ka kembengulur qe ajo te mbahet. Nikola Jovanovic thote se midis Brukselit dhe Beogradit ne pergjithesi ekzsiton nje shkalle e larte mosbesimi. Kjo eshte arsyeja pse disa incidente te izoluara apo mosmarreveshje shpesh shkojne pertej permasave qe ato meritojne.

Une mendoj se gjeja kryesore eshte se ne Serbi dhe kjo duhet verifikuar gjithmone nuk ka rrezikim te ndonje pakice duke perfshire edhe seksualet. Parada e krenarise eshte shtyre per shkak te arsyeve te sigurise dhe per shkak te situates specifike ne te cilen Serbia ne kete moment nuk eshte pergjegjesja me e madhe thote Jovanovic

Megjithate pikerisht kjo mungese besimi terheq automatikisht supozimin se jane kercenuar te drejtat e dikujt. Prandaj duhet punuar vazhdimisht dhe seriozisht per te vendosur mirekuptimin dhe besimin e perhershem midis BE-se dhe Serbise.

Bisedimet per Kosoven ne nivel me te larte

Kosova eshte prej kohesh problem ne marredheniet ne mes Serbise dhe BE-se por ajo tani kalon ne plan te pare ve ne dukje Nikola Jovanovic. Ka edhe rruge politike dhe ligjore per te kapercyer problemin. Mendoj se do te jete mire qe Serbia te marre disa shenja te sigurta qe e ka te garantuar te ardhmen evropiane dhe duhet te filloje negociatat per Kosoven ne nivel me te larte se sa dialogu teknik thote Jovanovic.

Autor Ivica Petrovi/Angjelina Verbica

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›