E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK Do te padisimin KQZ

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka kercenuar Komisionin Qendror Zgjedhor se do ta padise ne Gjykaten Kushtetuese te Kosoves nese certifikon ndonje parti politike qe nuk e ka mbajtur kuvendin zgjedhor brenda afatit te percaktuar me ligj e qe sipas tyre njera nder to eshte Partia Demokratike e Kosoves.

Nenkryetari i AAK-se Blerim Shala i ka derguar nje leter kryetares se KQZ-se Valdete Daka nga e cila ka kerkuar qe gjate certifikimit te partive te respektoje Kushtetuten dhe ligjin ne fuqi. Lajmin e ben te ditur Telegraf.

Dergimin e kesaj letre e ka konfirmuar sekretari i pergjithshem i AAK-se Burim Ramadani i cili ka thene se nese KQZ certifikon PDK-ne e cila nuk i ka respektuar afatet ligjore per mbajtjen e kuvendit te brendshem zgjedhor atehere ata do ta padisin KQZ-ne ne Gjykaten Kushtetuese te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›