E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK: Kryeministri dhe këshilltarët, bisedime me Beogradin në tre shtete perëndimore, dhe një në rajon

Prishtinë, 18 gusht, NOA Akuzat për bisedime të fshehta mes qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Serbisë, kohët e fundit, pas vendimit të GJND-së, janë plotësuar sot me fakte të reja, ku mësohet se këto bisedime janë mbajtur në tre shtete perëndimore dhe një në rajon.

Ka qenë rishtas nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i cili në një konferencë për shtyp komentoi faktin e bisedimeve sekrete mes Kosovës dhe Beogradit, për të cilat siguroi se do të dalë me fakte të vërteta.

Sipas Gjinit në këto bisedime Prishtina është përfaqësuar në nivel këshilltarësh politikë e deri tek kryeministri i qeverisë, Hashim Thaçi.

Nënkryetari i aleancës së Haradinaj, ka premtuar se nuk do të përmendë emrat e personave që kanë organizuar këto takime të fshehta.

Gjini garantoi në këtë konferencë se Jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim politik, me qëllimin që qytetarët e Kosovës ta dinë të vërtetën për të këqijat e njëpasnjëshme politike dhe ekonomike, të cilat po derivojnë nga udhëheqja e sotme e Kosovës, e cila po i bën në dëm të vendit në kurriz të qytetarëve të Kosovës, ka përfunduar nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.

mit/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›